Rruga e re Mëndafshit, e nënvlerësuar nga Perëndimi?

schedule12:53 - 10 Shtator, 2023

schedule 12:53 - 10 Shtator, 2023

Para 10 vitesh Kina nisi projektin gjigant të Rrugës së Re të Mëndafshit – një itinerar tregtar nëpër disa kontinente. Po si qëndron puna me Rrugën e Re të Mëndafshit sot?

Gjithçka filloi me një fjalim të presidentit kinez, Xi Jinpig para dhjetë vjetësh në Kazakistan. “Për të arritur lidhje më të ngushta ekonomike, për të thelluar bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajonin euroaziatik, duhet të marrim iniciativën dhe të së bashku të ngremë një unazë ekonomike përgjatë Rrugës së Mëndafshit”, tha presidenti kinezë atëherë në Astana. “Kjo nismë gjigante do të ndihmojë të gjithë njerëzit përjatë itinerarit.” Ishte hera e parë që presidenti kinez olur për një unazë ekonomike dhe qëllim zgjerimin e infrastrukturës dhe lidhjeve ekonomike të Kinës në drejtim të Europës.

Nga Afrika deri në Arktik

Xi Jinping sapo kishte ardhur në post si president, dhe këto ishin vizionet e para për një politikë të jashtme kineze gjatë pushtetit të tij. një muaj më vonë, Xi në Indonezi shpallui “Rrugën Detare të Mëndafshit”, që synonte itinerarin detar nga Kina deri në Itali. Sot, 10 vite më vonë, “Rruga e Re e Mëndafshit”, zyrtarisht Yi Dai Yi Lu shtrihet në disa kontinente, në Afrikë, Amerikën Jugore, Azinë Juglindore dhe në Arktik.

Në të gjithë botën Kina ka investuar shuma të mëdha në porte, diga, shina, autostrada dhe gazsjellës dhe e proklamon këtë me të madhe në mediat kineze. Vetëm në tremujorin e parë këtij viti Shoqria Federale e Nxitjes Ekonomike, Germany Trade & Invest GTAI ka lligaritur 274 projekte të reja të “Belt-and-Road” në të gjithë botën, këtu përfshihen edhe projekte energjie dhe digjitalizimi. Numri i projekteve është në rritje.

Rrugë të reja financimi

Kina po tërhiqet gjithnjë e më shumë edhe nga financimet – vëllimi i investimeve pas pikut në vitin 2017 ka qenë në rënie. Këtë e konfimron edhe prof. Vang Yivei, profesor përdiplomacinë  në Universitetin Popullor të Pekinit. “Kina nuk ka më aq shumë para, ekonomia brenda vendit është ngadalësuar. borxhet lokale në vend janë të larta.” Në vend të bankave kineze, tani po dalin në pas si investitorë gjithnjë e më shumë kompani private na Kina dhe bota si. Investitorë nga vende arabe dhe autokratike si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, me të cilët Kina i ka zgjeruar marrëdhëniet.

Kritika është shtuar në vendet demokratike. Kina përdor projektet e infrastrukturës për të fituar partnerë dhe zgjeruar influencën gjeopolitike. Kësaj i shtohet që shtetet që janë pjesë në projekte janë zhytur në borxhe të thella dhe kanë krijuar varësi nga Kina. Ekspertët paralajmërojnë edhe nga një përdorim ushtarak i infrastrukturës.

“Shpesh tek kreditë e shpëtimit bëhet fjalë jo direkt për një shpëtim të bankave kineze, që do të vuanin, në rast se kreditë nuk do të shlyheshin”, thotë akxander Sandkamp vin Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, IfW.

Perëndimi është zgjuar vonë

A ja vlen e gjitha kjo për Kinën? Po, përgjigjet Jürgen Matthes, ekspert i Kinës në Institutin për Ekonominë Gjermane në Këln. Pesha financiare është e përballueshme për Kinën. “Mendoj se perëndimi e ka nëvlerësuar një kohë të gjatë këtë iniciativë”, thotë Matthes. “Sipas Kinës e gjitha është një sukses i madh, sepse ky vend ia ka dalë të krijojë partneritete me shumë vende.”

Kjo vlen pjesërisht edhe për mjaft vende europiane. “Pra vende që janë, le të themi, pjesë e influencës së BE apo vendet e Ballkanit. Kjo do të thotë që është krijuar një konkurrencë gjeopolitike, që mund ta renditësh edhe nën shenjën e rivalitetit të sistemeve. Dhe në fund perëndimi është zgjuar shumë vonë për këtë.”

Për t’i bërë konkurrencë Kinës, vendet e G7-s kanë rënë dakord vitin e kaluar të investojnë rreth 600 miliardë euro deri në vitin 2027 në të gjithë botën. “Kjo është një përpjekje për përgjigje”, thotë Matthes. “Por kundrejt Kinës është një njollë dhe jo goditje e vërtetë, këto janë shumë modeste.” Sipas ekspertit, perëndimi është në fillim të një procesi kompensimi, “sepse për një kohë të gjatë ka qenë i përgjumur në lidhje me rëndësinë gjeopolitike të Rrugës së Re të Mëndafshit. Këtë po përpiqet të kompensojë tani BE, perëndimi në tërësi G7, por ata janë shumë të ngadalshëm dhe me dimensione të vogla.” Kjo duhet të ndryshojë.

Kina vetë ka vendosur ta festojë në tetor me ceremoni të mëdha fillimin e Rrugës së Re të Mëndafshit në Pekin./DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!