Gjirokastër, procedohen në gjendje të lirë 3 persona për vepra të ndryshme penale

schedule09:27 - 10 Shtator, 2023

schedule 09:27 - 10 Shtator, 2023

Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në fshatin Nepravisht, Libohovë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. V., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur një shtetase 38 vjeçe.

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 53 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi në aksin rrugor “Ura e Lekrit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Dragot”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, 53-vjeçari, ka dale nga rruga dhe si pasojë, është batuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!