VIDEO/ Goleadë dhe rekord “i ëmbël”, Spanja “çmonton” Gjeorgjinë në Tbilisi

schedule20:16 - 8 Shtator, 2023

schedule 20:16 - 8 Shtator, 2023

Pas një humbjeje shokuese ndaj Skocisë, më 20 qershor, Kombëtarja spanjolle ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 1 me 7, në transfertën e Tbilisit, ndaj përfaqësueses së Gjeorgjisë, në sfidën e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Dominimi i “la furia rojas” u vu re që në pjesën e parë, ku arritën të shënojë plot 4 herë. Fillimisht me “bomberin” e Atletico Madrid, Alvaro Morata, që në minutën e 22’-të të sfidës e më pas vjen autogoli i Kvirkvelia, goli i Dani Olmo dhe një tjetër “rrjetë” e Alvaro Morata, respektivisht në minutat 27’, 38’ dhe 40’ të lojës.

Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit gjetën golin e “nderit’ falë mesfushorit Giorgi Chakvetadze, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49’-të të sfidës, mirëpo “vrulli” i spanjollëe nuk do të ndalej, teksa gjetën golin dhe 3 herë të tjera, në minutat 65’, 68’ dhe 74’ nga Alvaro Morata, Nico Williams dhe talenti spanjoll 16-vjeçar, Lamine Yamal.

Ky i fundit arriti të vendoste dhe një rekord “të ëmbël” personal, me “fantazistin” e “katalanasve” të Barcelona, që përveç se u bë lojtari më i ri që luan me Kombëtaren spanjolle, në moshën 16 vjeç e 57 ditës u bë gjithashtu dhe golashënuesi më i ri në historinë e “la furia rojas”. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!