Lituania njofton dhurimin e 4.5 milionë fishekëve për Ukrainën

schedule17:59 - 8 Shtator, 2023

schedule 17:59 - 8 Shtator, 2023

Lituania do të dhurojë 4.5 milionë fishekë për Ukrainën, njoftoi të premten Ministria e Mbrojtjes e vendit. Në deklaratën e ministrisë thuhet se së shpejti do të dërgojë edhe sistemet e lëshimit të raketave NASAMS, anti-dronë, pajisje logjistike dhe mbështetje të tjera.

“Lituania vazhdon të ofrojë mbështetje të pandërprerë ushtarake për Ukrainën dhe sot i dorëzoi një milion e gjysmë municione në vendin ndërluftues. Mbështetja ushtarake e transferuar nga Lituania në Ukrainë tashmë përfshin helikopterë Mi-8, armë kundërajrore L-70 me municion, transportues të blinduar të personelit M113, miliona fishekë, municion granatahedhës. Sistemet e lëshimit të raketave NASAMS, anti-dronët, pajisjet logjistike dhe mbështetje të tjera së shpejti do të transferohen në Ukrainë”, njoftoi ministria.

Lituania gjithashtu ka trajnuar rregullisht ushtarë ukrainas dhe kontributi i saj është ndër më të lartët për sa i përket përqindjes së PBB-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!