Një çiklist adoleshent ka humbur jetën në një aksident rrugor në Francën qendrore pasi u ndoq nga policia pasi ai injoroi urdhrat për të ndaluar, njoftuan mediat lokale.
Të mërkurën në mbrëmje, djaloshi 16-vjeçar u përplas me automjetin e policisë pasi dyshohet se injoroi urdhrat për të ndaluar dhe filloi të ikte në qytetin Elancourt pranë Parisit, raportoi sot transmetuesi BFMTV.
Policia nisi ndjekjen e adoleshentit ndërsa përplasja ndodhi në një udhëkryq. Dy efektivët e policisë u ndaluan ndërsa kanë nisur dy hetime të veçanta, njëri për vrasje nga pakujdesia dhe tjetri për refuzim të zbatimit të urdhrave të policisë.