Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi sot tre njësi ushtarake për veprimin e tyre “shumë efektiv” kundër trupave ruse në frontin në Ukrainën lindore dhe jugore.
Zelensky dha pak detaje në fjalimin e tij, por tha se një njësi e Gardës Kombëtare po luftonte në lindje dhe dy në jug, pikat kryesore të kundërofensive tre mujore të Kievit.
“Faleminderit, ushtarë, për rezultatet shumë efektive në shkatërrimin e pushtuesve”, tha Zelensky. “Dhe rezultatet janë pikërisht ato që Ukraina ka nevojë tani.”