BE dënon deklaratën e presidentit palestinez: Deformime të tilla historike rindezin tensionet

schedule22:03 - 7 Shtator, 2023

schedule 22:03 - 7 Shtator, 2023

Bashkimi Evropian ka dënuar deklaratat e fundit të presidentit palestinez, Mahmud Abbas, duke thënë se ushqejnë antisemitizmin. Abbas mbajti një fjalim në fund të gushtit në Ramallah, në Bregun Perëndimor, në të cilin ai deklaroi se “Hitleri nuk i vrau hebrenjtë sepse ata ishin hebrenj”.

Hitleri “tha se po luftonte me hebrenjtë sepse ata ishin fajdexhinj dhe të lidhur me paratë,” deklaroi ai. Këto deklarata, sipas Bashkimit Evropian, “përçmojnë Holokaustin (Shoah), duke nxitur kështu antisemitizmin dhe përbëjnë një fyerje për miliona viktimat e Shoah dhe familjet e tyre”.

“Shformime të tilla historike (…) vetëm mund të rindezin tensionet në rajon pa i shërbyer asnjë interesi,” thuhet më tej në deklaratën e BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!