Studiuesit e Microsoft thanë të enjten se kanë pikasur një rrjet llogarish të rreme, të kontrolluara nga kinezët në mediat sociale, që synojnë të ndikojnë tek votuesit amerikanë duke përdorur inteligjencën artificiale.
Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se akuzat e Kinës duke përdorur AI për të krijuar llogari të rreme në mediat sociale ishin “plot me paragjykime dhe spekulime dashakeqe” dhe se Kina mbron përdorimin e sigurt të AI.
Në një raport të ri kërkimor, Microsoft tha se llogaritë ishin pjesë e një operacioni të dyshuar informacioni kinez. Fushata kishte ngjashmëri me aktivitetin që Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka atribuar “një grupi elitar brenda Ministrisë së Sigurisë Publike (të Kinës)”, tha Microsoft.
Studiuesit nuk specifikuan se cilat platforma të mediave sociale ishin prekur, por dyshohet se bëhet fjalë për Facebook dhe Twitter, e njohur tani si X.
Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 me një fushatë të fshehtë në mediat sociale dhe ka paralajmëruar për përpjekjet e mëvonshme të Kinës, Rusisë dhe
Iranit për të ndikuar tek votuesit. Raporti dha shembuj të kufizuar të aktivitetit të fundit dhe nuk shpjegoi në detaje se si studiuesit ia atribuan postimet Kinës./abcnews.al