Eden Hazard hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me ndonjë klub në Angli dhe gjithashtu refuzoi mundësinë për të shkuar në Arabinë Saudite.
Për talentin belg, jeta si futbollist duket e mbaruar, duke thënë se është koha që të pijë birra dhe ta shijojë futbollin.
“Pak nga pak është koha për të shijuar jetën me familjen dhe miqtë e mi, duke pirë disa birra. Unë do të jem gjithmonë një tifoz i Belgjikës dhe i futbollit të bukur, nëse mund ta shijoj atë. Por unë e kam mbajtur gjithmonë me shumë nder shiritin e kapitenit”, deklaroi Hazard.
Hazard shënoi 7 gola në 76 paraqitje në Real Madrid për katër vjet. 32-vjeçari mund të konsiderohet një dështim i madh në Real Madrid duke pasur parasysh se ai u ble për 115 milionë euro, më i shtrenjti ndonjëherë./ h.ll/abcnews.al