Në një konferencë për shtyp nga Kolumbia, Juan Cuadrado foli për përshtatjen e tij tek Interi. Anësori kolumbian u transferua me parametra zero te zikaltërit, por nuk u prit mirë nga tifozët e Juventus pas disa viteve që kaloi atje. Edhe nga ana e Interit kishte skeptikë, por duket se me kokën ulur dhe duke punuar për të mirën e skuadrës, Cuadrado po fillon të fitojë zemrat e zikaltërve.
“Procesi deri tani ka qenë shumë i mirë, kam takuar një grup të mrekullueshëm.
Jam i lumtur, dua të jap kontributin tim dhe tani për tani po shkon mirë gjithçka. Interi është një grup i mirë, një grup i madh dhe ata luajnë futbollin që unë tashmë e di, kjo e bëri gjithçka më të thjeshtë për mua”, është shprehur Cuadrado./h.ll/abcnews.al