Gjobitet Luftëtari, Disiplina paralajmëron lojtarin e Teutës

schedule11:36 - 2 Tetor, 2019

schedule 11:36 - 2 Tetor, 2019

Luftëtari protestoi ashpër në momentin e akordimit të penalltisë në ndeshjen me Laçin dhe kjo i ka shkaktuar gjobë klubit gjirokastrit. Disiplina, e mbledhur sot, ka vendosur për diçka të tillë. Ndërkohë është shqyrtuar edhe kartoni i kuq i marrë nga Blagoja Todorovski i Teutës, i cili ia ka hedhur me një paralajmërim.

VENDIMET E DISIPLINËS
-Lojtari i KF “Teuta”, Todorovski Blagoja, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje jo sportive, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

-KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/1, 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

/abcnews.al