Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo ndodhet në një vizitë zyrtare në Romë ku është takuar me kryeministrin Italian Konte. Pikërisht gjatë këtij takimi, gazetarët e emisionit investigativ le Iene e kanë befasuar duke i dhuruar një copë djathi parmixhan.
Një moment jashtë skenari gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Majk Pompeo në Romë ku u takua me kryeministrin Italian Xhuzepe Konte. Teksa kreu i ekzekutivit Italian, i jepte dorën në sallën Galeoni në kryeministri, një gazetare e emisionit investigativ “Le Iene, Aliçe Martineli, iu afrua Pompeos duke i dhuruar një copë djadhi të markës Grana Padano, në shenjë kundërshtimi ndaj tarifave që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ndaj disa produkteve italiane. Konte është shfaqur shumë i zemëruar nga kjo skenë dhe iu drejtua gazetares duke i thënë se ai po bënte punën e tij dhe se nuk duhej të shqetësohej. Gazetarja u largua nga salla pas ndërhyrjes së sigurimit, ndërsa kryeministri Italian shtonte: “Më lini mua të jem kreu i ekzekutivit, ju mund të dilni jashtë”. /ABC news Albania 24/7