Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se përparimi i Ukrainës në kundërsulmin e saj është shumë inkurajues.
ZBlinken bëri vizitën e papritur në Kiev për të njoftuar një financim të ri për luftën, shkruan Sky News.
“Presidenti Biden më kërkoi të vij, për të riafirmuar fuqishëm mbështetjen tonë, për të siguruar që ne jemi duke maksimizuar përpjekjet që po bëjmë dhe që vendet e tjera po bëjnë, për sfidën e menjëhershme të kundërsulmimit, si dhe atë afatgjatë në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën të ndërtojë një forcë të së ardhmes që mund të pengojë dhe të mbrojë kundër çdo agresioni të ardhshëm”, tha Blinken në një konferencë për shtyp.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vizita e zyrtarëve amerikanë ishte një “mesazh i madh mbështetjeje” për Ukrainën dhe po tregonte “unitet të madh”.
“Kur flisni për Ukrainën, jeni gjithmonë bashkë, faleminderit shumë… jemi të lumtur që mund të mbështetemi tek ju”, tha ai./abcnews.al