“Dikur thanë ndahemi nga e shkuara, shkelën mbi vetveten”, Bejko: Bashkimi, për të ruajtur postin e deputetit

schedule18:51 - 6 Shtator, 2023

schedule 18:51 - 6 Shtator, 2023

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko theksoi gjatë intervistës për “Special Report” se të gjithë deputetët që iu bashkuan mbledhjes me Berishën, shkelën mbi vetveten pasi sipas tij, në Kuvendin Kombëtar të PD që u mbajt në Dhjetor, ata firmosën dhe thanë se do të ndaheshin nga e shkuara.

“Të gjithë zullumqarët janë bashkë. E kam fjalën për elitën zullumqare që kishte pushtet deri në 2013, ndanë npasuri dhe para, i grumbulluan dosjet e korrupsionit njëri-tjetrit dhe kush nuk shkon me dëshirë, shkon sepse ka dosjen atje. Non grata i kapi këto, i mbajti dhe i ka peng“, tha Bejko.

“Është bërë dëm në PD sepse mendonim që të gjithë ata me datë 18 dhjetor ishin në kuvendin e PD dhe firmosën me dëshirë që të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë të ardhme, dhe të gjithë këta protagonistët si ata që ikën me 6 mars, dhe kjo vala e dytë e ikjes, kanë deklaruar se do të përqafojmë të ardhmen sepse besonin në disa vlera të qenësishme që janë të domosdoshme për politikën shqiptare.“, shtoi më tej ai.

Sipas tij, bashkimi po bëhet vetëm për të ruajtur postin e deputetit.

“Shkuarja e tyre atje bëri një dëm tjetër sepse deri dje kishin meritën që mbajtën grupin parlamentar dhe nuk e çuan tek non grata, ishin në një valë me ndërkombëtarët dhe SHBA që nuk donin që non grata të merrte protagonizëm politik dhe institucional. Këta tashmë ia dhanë. Nëse do të krijojnë një grup parlamentar më vete është tjetër gjë por nëse do të bashkohen me Foltoren, pse e bënë sot që Basha mori partinë sepse ndoshta shpresonin ta merrnin vetë partinë. Kjo krijon një xhep që do të mbushet shpejt. Do të mbushet nga ajo që PD do t’u prezantojë shqiptarëve, që përtej fjalëve që u thanë në kuvend, do të japë prova. Qytetarët do të marrin përgjigje që Basha nuk është më Basha i baltës që hodhi Berisha apo gabimeve që pati gjatë kohës që drejtoi PD jo vetëm, sepse kishte Berishën mbi kokë dhe do ta kemi në një tjetër dimension.”, theksoi Bejko.

Gazetari Arlind Isa e pyeti Bejkon edhe për ndryshimet që bëri Basha pas rikthimit, Bejko tha se nuk e cenojnë demokracinë e partisë.

“Në statutet e partive popullore evropiane nuk është e sanksionuar, nuk e cenon demokracinë. Nëse lidershipi humbet zgjedhjet kur ka pasur shanse që t’i fitojë, duhet të japë dorëheqjen. Nëse nuk e bën vetë personalisht Basha, PD i ka ato vlera dhe mundësi shprehjesh dhe të prononcimit. Nëse ka një parti ku janë dhjetëra zëra që flasin dhe reagojnë, shprehin edhe mendime të ndryshme është PD, partitë e tjera janë bunker.”, shtoi Bejko./abcnews.al