Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jetesa e çuditshme e një çifti në Britani, shitën shtëpinë e tyre dhe ndërtuan një “hotel lundrues” nudist

schedule16:04 - 6 Shtator, 2023

schedule 16:04 - 6 Shtator, 2023

Fiona dhe Michael, një çift nudistësh përkatësisht 54 dhe 51 vjeç, vendosën të ndërtonin hotelin e parë lundrues nudist.

Ideja e tyre fillestare ishte që të udhëtonin në sa më shumë destinacione miqësore për nudistët. Kjo është arsyeja pse ata shitën shtëpinë e tyre për të blerë një kamion.

Ata udhëtuan nga një skaj i Evropës në tjetrin derisa u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndruan në kamionin e tyre pavarësisht motit të ashpër.



“Ne donim të jetonim larg të gjithëve dhe të punonim për veten me bazë në Britani,” tha Fiona, 51 vjeçe, për një rrjet lokal lajmesh.

Çifti këmbyen kamionin e tyre me një varkë 21 metra dhe e shndërruan në hotel. Rinovimi zgjati katër muaj dhe është një vend mikpritjeje për nudistët.

“Kur të ftuarit vijnë për të qëndruar në bord, ne bëjmë gjithçka për ta,” thotë ajo.

Hoteli lundrues përfshin lundrime në Bath dhe Bristol, ushqime të gatuara në shtëpi, masazhe dhe klasa joga, pasi Michael është mësues yoga dhe Fiona është masazhatore.

Ata të dy nuk dinin asgjë për nudizmin derisa shkuan në muajin e mjaltit në Greqi në vitin 1994. Në një plazh të izoluar ata takuan një çift duke shijuar një banjë nudo.

Fiona dhe Michael nuk ngurruan të përfshiheshin dhe që atëherë “nuk kanë ndërruar mendje”. Kur u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar ata filluan të kërkonin zona nudiste në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!