E puthi pa dëshirën e saj, Jennifer Hermoso paraqet ankesë zyrtare në prokurori kundër Rubiales

schedule16:03 - 6 Shtator, 2023

schedule 16:03 - 6 Shtator, 2023

Ylli spanjoll Jennifer Hermoso ka paraqitur një ankesë zyrtare në prokurori kundër presidentit të federatës së futbollit të vendit, Luis Rubiales, për puthjen e famshme dhe të padëshiruar sipas saj në finalen e Kupës së Botës për femra.

“Dje, Jennifer Hermoso paraqiti një ankesë për ngjarjet për të cilat të gjithë jeni në dijeni”, tha për “CNN” një zëdhënës i prokurorisë spanjolle.

“Zyra e prokurorit të gjykatës kombëtare do të paraqesë një ankesë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi ai.

Deklarata është bërë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit për të mbrojtur privatësinë e viktimës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!