Kombëtarja e Shqipërisë ka zbarkuar ditën e mërkurë në Pragë, aty ku do të ndeshen me kombëtaren e Çekisë për eliminatoret e Euro 2024.
Në një video të publikuar në kanalet zyrtare të FSHF-së, shihen momentet e nisjes së lojtarëve tanë dhe mbërritja e tyre në aeroportin e Pragës.
Pasi kanë dalëa të gjithë nga avioni, skuadra dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kanë pozuar të gjithë së bashku me flamurin kuqezi në duar.
Ditën e enjte, në orën 20:45 dhe në stadiumin “Fortuna Arena”, Shqipëria do të sfidojë Çekinë./h.ll/abcnews.al