Të paktën 21 persona kanë humbur jetën ndërsa shumë persona të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka goditur jugun e vendit.
Situata më problematike paraqitet në shtetin Rio Grande do Sul dhe pikërisht në qytetin Mucum, i cili regjistroi dhe numrin më të lartë të viktimave.
Reshjet vijojnë me intensitet të lartë prej orësh, teksa mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke detyruar guvernatorin Eduardo Leite të kërkoi ndihmë nga qeveria.
Sipas të dhënave paraprake përmbytje të mëdhaj janë regjistrusr në të paktën në 60 qytete, në pjesën më të madhe të të cilëve është bllokuar dhe qarkullimi.
/abcnews.al