Përleshje të armatosura në Burkina Faso, vriten 53 persona

schedule20:09 - 5 Shtator, 2023

schedule 20:09 - 5 Shtator, 2023

Shtatëmbëdhjetë ushtarë dhe 36 luftëtarë vullnetarë janë vrarë në përleshjet e rënda me militantët në veri të Burkina Fasos.

Ky është sulmi më i rëndë në muajt e fundit në vendin e Afrikës Perëndimore, që ka luftuar me militantët e vijës së ashpër për vite me radhë, shkruan The Guardian.

Burkina Faso ka luftuar me grupe të armatosura, disa me lidhje me al-Kaidën dhe Shtetin Islamik.

Sulmet janë shtuar këtë vit, duke e bërë vendin qendrën e një lëvizjeje të dhunshme që ka përfshirë Malin dhe Nigerin fqinjë, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre. Përpjekjet e ushtrisë për të rimarrë zonat shpesh kanë çuar në rritje të mëdha të dhunës.

Luftimet e fundit në Burkina Faso u zhvilluan të hënën në provincën Yatenga, ku ushtria është përpjekur të rimarrë territorin për të lejuar fshatarët e zhvendosur të kthehen në shtëpi, thuhet në deklaratën e ushtrisë. Operacionet ishin ende duke u zhvilluar në zonë në kohën e raportimit./abcnews.alP

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!