Këtë të hënë, “zikaltërit” e Inter kanë publikuar listën me lojtarët që do të luajnë në këtë sezon të Champions League, teksa është mësuar dhe “fati” i të ardhmes së mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.
Duke qenë se në 3 ndeshjet e para të kampionatit ishte aktivizuar shumë pak, ekzistonte frika se Asllani nuk do të ishte pjesë e kësaj liste, por tekniku Simone Inzaghi vendosi të mos përfshinte në këtë listë, mesfushorin, Stefano Sensi.
Ndërkaq, në listë është përfshirë edhe lojtari më i ri “zikaltër”, “tulipani” i mesfushës, Davy Klaassen, i cili ende nuk ka kryer debutimin e tij me nënkampionët e Evropës. /i.m /abcnews.al