Mungesa e “veteranit” të sulmit, Thomas Muller dhe “katalizatorit” të mesfushës së Bayern, Leon Goretzka në listën prej 24 lojtarësh të përzgjedhur nga tekniku i Kombëtares gjermane, Hansi Flick për dy miqësoret e “luksit” ndaj Japonisë dhe Francës, më 9 dhe 12 shtator ka shkaktuar jo pak polemika.
Mirëpo, duket se një prej dy të “përjashtuarve” është me “fat”, pasi dëmtimi i papritur i “bomberit” Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug ka lënë një hapësirë bosh për “veteranin” e sulmit, i cili pritet të jetë edhe një herë tjetër, pjesë e “pancerave” gjermanë.
Megjithatë, thirrja e Muller në Kombëtare nuk do të thotë medoemos se “veterani” do të jetë pjesë e sigurtë e formacionit titullar, teksa kujtojmë se në pozicionin ku aktivizohet Muller, tashmë ka lojtarë jashtëzakonisht të talentuar, si Florian Wirtz e Jamal Musiala. /i.m /abcnews.al