Ministria e Arsimit në Francë kërkon që të rikthejë sërish uniformat shkollore për nxënësit.
“Studentët duhet të veshin uniformën e shkollës,” tha ministri francez i arsimit Gabriel Attal, i cili lajmëroi se do të shpalltë programin pilot në vjeshtë.
Atal ftoi të gjithë ata që janë pro masës të kontaktojnë këshilltarët e tij, siç komentohet nga rrjeti francez BFMTV.
Gabriel Atal nuk i sheh uniformat shkollore si një ilaç për prindërit dhe mësuesit, por ai beson se axhenda e tij politike “ia vlen të provohet”.
Sipas “RTL”, Gabriel Atal ka pohuar se në vjeshtë do të shpallë “reformat” e programit të tij.
Partia tradicionale konservatore “Les Republicains” dhe e djathta ekstreme “Alarmi Kombëtar” (RN) e shohin pozitivisht propozimin e ministrit francez.