Të paktën tre persona u arrestuan pasi shpërthyen përleshjet në pjesën e populluar me emigrantë të qytetit suedez të Malmos, të cilët ndodhën pasi aktivisti anti-islamik Slavan Momika dogji një kopje të Kuranit. Policia tha se oficerët u qëlluan me gurë dhe dhjetëra makina u dogjën.
Policia i cilësoi këto ngjarje, të cilat filluan të dielën dhe vazhduan gjatë gjithë natës, si trazira të dhunshme. Përplaset nisën pasi aktivisti dogji një kopje të Kuranit të dielën. Një grup njerëzish u përpoqën ta pengonin atë të digjte Kuranin ndërsa policia ndaloi disa persona.
Grupi i të rinjve i vunë flakën gomave dhe disa hodhën skuterë elektrikë, biçikleta dhe barriera në zonën Rosengård të Malmö, ku konflikte të ngjashme kanë shpërthyer më parë./abcnews.al