Grushti i shtetit në Gabon, gjenerali Gemma betohet si president  

schedule14:10 - 4 Shtator, 2023

schedule 14:10 - 4 Shtator, 2023

Gjenerali Brice Olgi Gemma, udhëheqësi i grushtit të shtetit që përmbysi presidentin e Gabonit, Ali Bongo u betua sot si presidenti i përkohshëm i vendit.

Pas grushtit të shtetit të 30 gushtit, Gema shfaqet çdo ditë i rrethuar nga gjeneralë dhe kolonelë, krerët e forcave të armatosura, policia dhe xhandarmëria.

Përveç aleancës opozitare, e cila u ka kërkuar puçistëve të njohin fitoren e saj në zgjedhjet e 26 gushtit, shumica e qytetarëve duket se shprehin mirënjohjen ndaj ushtrisë për “çlirimin e tyre nga familja Bongo”.

Familja Bongo ka sunduar Gabonin, një vend i pasur me naftë, për më shumë se 55 vjet.

Por këto pasuri shfrytëzohen nga një elitë përreth dhe brenda familjes, ku puçistët dhe opozita e akuzojnë atë për “korrupsion masiv” dhe “qeverisje të keqe”.

Ali Bongo Odiba, 64 vjeç, ka qenë në arrest shtëpiak që nga grushti i shtetit. Ai erdhi në pushtet me zgjedhjen e tij në vitin 2009, pas vdekjes së babait të tij.

/abcnews.al