Babai i miliarderit Elon Musk ka deklaruar se djali i tij nuk konsumon drogë dhe as nuk vuan nga probleme psikologjike, në një intervistë të dhënë për gazetën amerikane “Sun” .
Errol Musk ka mbrojtur fëmijën e tij në një përpjekje për të bindur amerikanët se ajo që raportohet në artikullin e botuar në revistën Neë Yorker në lidhje me sjelljen “absurde” të Musk dhe përpjekjet e tij nuk janë të vërteta.
Pesë vjet më parë, manjati i Hollivudit Ronan Farroë, djali i Woody Allen dhe Mia Farrow, përsëriti pretendimet se anëtarët e bordit të Tesla kishin shprehur shqetësimin për përdorimin e pilulave të gjumit Ambien nga CEO i Twitter. Ai tha gjithashtu se disa njerëz të njohur me zakonet e Musk kanë konfirmuar se ai merr doza të vogla ketamine, e cila mund të merret edhe si një trajtim për depresionin.
77-vjeçari, inxhinier elektrik në pension, Errol beson se të gjitha këto pretendime janë pjesë e një sulmi më të madh nga kundërshtarët e djalit të tij.
/abcnews.al