VIDEO/ Juventus fiton në transfertë, Lecce e Ramadanit gjen fitoren e radhës në Serie A

schedule22:51 - 3 Shtator, 2023

schedule 22:51 - 3 Shtator, 2023

Pritesh fitore të favoritëve dhe ato erdhën. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë bërë detyrën në përballjen e kësaj jave të Serie A, teksa në “Stadio Carlo Castellani” kanë mundur skuadrën e Empoli me rezultatin e pastër 0 me 2, duke u rikthyer te fitorja pas atij barazimi 1 me 1, ndaj Bologna-s.

Protagonist në fitoren e “bardhezinjve” ishin mbrojtësi brazilian Danilo dhe “fantazisti” italian, Federico Chiesa, të cilët arritën të shënonin nga një gol në secilën pjesë për të siguruar kështu fitoren e skuadrës së tij, në një transfertë që rezultoi të ishte më e vështire sesa pritej.

Në krahun tjetër, Lecce, skuadra ku aktivizohet dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka vazhduar të sigurojë rezultate pozitive, teksa mbrëmjen e kësaj të diele mposhti skuadrën e Salernitana, me rezultatin e pastër 2 me 0, pas golave të Nikola Krstovicn në minutën e 6’ dhe Gabriel Strefezza në minutën e 98’ të sfidës.

Me këto fitore Juventus dhe Lecce pozicionohen në vendet 3 dhe 4 të renditjes, me nga 7 pikë dhe në përballjet e radhës do të kenë përballë ekipe si Lazio dhe Monza. Ndërkaq, në krahun tjetër, Salernitana dhe Empoli vendosen në vendet 16 dhe 20 të tabelës me nga 2 dhe 0 pikë, teksa javën e ardhshme do të ndeshen respektivisht me skuadrat e Torino dhe Roma. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Empoli 0-2 Juventus