Shenjat e Horoskopit që do të kenë më shumë fat gjatë muajit shtator

schedule11:53 - 3 Shtator, 2023

schedule 11:53 - 3 Shtator, 2023

Muaji i ri, stina e re, era e re astrologjike. Shtatori është këtu dhe shenjat e mëposhtme janë më të favorizuara nga pozicionet e yjeve.

Mund të fillojë me shumicën e planetëve në dukje retrograde, por me kalimin e ditëve ata do të fillojnë të kthehen në normalitet, duke zbutur situatat dhe duke ndezur zhvillime.

Dashi

Shtatori ju sjell favore financiare me mundësi dhe zhvillime pozitive që dalin në pah. Një rinovim profesional është pothuajse afër, ndërsa negociatat në vendin e punës janë të favorizuara. Sidomos nga mesi i muajit e në vazhdim do të shihni se përpjekjet, zgjuarsia dhe mënyra inovative e të menduarit do të shpërblehen.

Binjakët

Shtatori sjell flirte të shfrenuara, mundësi për njohje të reja dhe rilidhje të mundshme për Binjakët. Këtë muaj do arrini të gjeni sërish ekuilibrin dhe do shikoni situata të përmirësuara në të gjitha fushat. Kthime të papritura nga njerëz nga e kaluara, por edhe njohje të reja, interesante janë shumë të mundshme.

Virgjëresha

Do të përjetoni favore më të mëdha nga 15 shtatori e në vazhdim, pasi Hëna e Re është shumë pozitive ndaj jush. Rinovimi dhe njohjet e reja do ju ngrenë psikologjinë, në momentin që vendosni synime të reja dhe jeni gati për të bërë ndryshime të mëdha./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!