Polonia mohon akuzat helikopteri i saj ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë

schedule11:04 - 2 Shtator, 2023

schedule 11:04 - 2 Shtator, 2023

Polonia mohoi se helikopteri i saj ushtarak kishte shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i quajtur pretendimet e Minskut “gënjeshtra dhe provokime” mes tensioneve të rritura midis dy vendeve fqinje.

“Këto janë gënjeshtra dhe provokime në emër të Bjellorusisë. Nuk kishte asnjë shkelje të tillë”, tha për AFP Jacek Goriszeëski, zëdhënësi i komandës së operacioneve të forcave të armatosura polake.

Sipas Komitetit Shtetëror të Kufirit Bjellorusi, helikopteri ushtarak Mi24 kaloi kufirin, duke fluturuar në një lartësi shumë të ulët, në një lartësi prej 1200 metrash në territorin e Bjellorusisë.

Më pas ai u kthye në territorin polak. Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë njoftoi se thirri të ngarkuarin me punë të Polonisë për një shpjegim dhe kërkoi që incidenti të hetohej.

/abcnews.al