Zyrtari ukrainas: Sulmet me dronë në Rusi do të rriten

schedule16:20 - 1 Shtator, 2023

schedule 16:20 - 1 Shtator, 2023

Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas.

Disa sulme me dronë janë nisur kundër rajoneve ruse në javët e fundit dhe Mykhailo Podolyak tha se kjo tregon se lufta po zhvendoset gradualisht në vendin e Vladimir Putinit.

“Sa i përket Rusisë… ka një numër në rritje të sulmeve nga dronë të paidentifikuar të nisur nga territori i Federatës Ruse dhe numri i këtyre sulmeve do të rritet”, tha këshilltari presidencial. 

“Sepse kjo është faza e luftës… kur armiqësitë gradualisht po transferohen në territorin e Federatës Ruse,” shtoi ai. 

Podolyak gjithashtu përjashtoi bisedimet e paqes për momentin, duke thënë se çdo negociatë do të përbënte “kapitullim” nga ana e Ukrainës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!