Presidentja Osmani nis takimin me kryetarin e Rahovecit

schedule13:09 - 1 Shtator, 2023

schedule 13:09 - 1 Shtator, 2023

Ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kjo vizitë nga e para e shtetit, është në kuadër të vizitave në komunat e vendit.

Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje në fillim të tij.

Pas këtij takimi në orën 11:30, Osmani, do ta vizitojë shkollën SHFMU “Liria” në Fortesë e Rahovecit. Ndërsa në ora 12:00 do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së edicionit të 22-të festë së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”./KosovaPress/