Në fillim të korrikut, komuna e Vernier në kantonin e Gjenevës u trondit si pasojë e një zjarri masiv që kishte shkatërruar shkollën Les Ranches. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.
Tre të mitur të dyshuar për ndezjen e zjarrit janë arrestuar dhe tashmë janë marrë në pyetje teksa ka nisur procedimi në Gjykatën Penale për të Mitur, shkruan 20min.ch.