Mposhti në garë Messin dhe De Bruyne, Haaland shpallet lojtari i vitit

schedule19:15 - 31 Gusht, 2023

schedule 19:15 - 31 Gusht, 2023

Erling Halaand është shpallur “Lojtari i Vitit” nga UEFA, në ceremoninë e shortit të Champions League që po mbahet në Montecarlo.

Norvegjezi ishte në garë me shokun e tij të skuadrës, Kevin de Bruyne dhe me Lionel Messin.

Sezonin e kaluar, Haaland ishte një nga lojtarët kryesorë të Manchester City-t drejt fitimit të trofeut të Champions League, për herë të parë në historinë e klubit.

23-vjeçari ishte i pamëshirshëm para portës, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës fitoi tripletën, me Premier Ligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Haaland përfundoi si golashënuesi më i mirë në të dyja garat, duke shënuar 12 në Evropë dhe 36 në Premier Lië, kjo e fundit një rekord i ri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!