Një djalë 10-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pasi u kafshua nga një qen teksa mbronte vëllain e tij të vogël. Caio Lewis po luante me vëllanë e tij dy-vjeçar Jac, të shtunën në mbrëmje, kur një qen bulldog francez u shfaq në oborr.
Caio e kuptoi menjëherë se vëllai i tij ishte në rrezik dhe u hodh në mbrojtje të Jac, duke e shtyrë mënjanë qenin dhe duke e lejuar vogëlushin të vraponte drejt një vendi të sigurt.
Ai tani është duke u shëruar dhe është i lumtur që vëllai i vogël nuk u kafshua, pasi plagët që ai mund të merrte mund të ishin më serioze, duke pasur parasysh përmasat e tij shumë të vogla.
/abcnews.al