Ish-futbollisti i Milanit, Alessandro Costacurta, ka dhënë mendimet e tij sa i takon këtij sezoni në Serie A. Ish-mbrojtësi nuk mendon se Interi është pretedent kryesor për të triumfuar në fund dhe se Juventusi mbetet ekipi favorit absolut. Në fjalën e tij për Sky Sport, Costacurta tha:
“Më pëlqen sulmi i Interit, me Lukakun dhe Martinezin, por nuk mendoj se janë ata favoritët për të triumfuar në fund të sezonit. Juventusi është lideri në kampionat dhe Interi vështirë se do ta thyejë hegjemoninë e tyre.
Mesfusha ka një ndryshim të frikshëm. Për mua, asnjë mesfushori i Interit nuk mund të luajë në formacionin e Juventus. Pjaniç është një lojtar shumë i rëndësishëm për Sarrin. Interi po rritet shumë, por duhen disa vite që Juventusi të rrëzohet nga froni”, përfundoi ish-milanisti./abcnews.al