Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar drejtoreshën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviç se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e tij parlamentare deri në zgjedhjen e qeverisë së re dhe se nuk do të marrë rrogën e deputetit deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Abazoviç ka kujtuar se më 27 korrik është konstituuar mbledhja e 28-të e Kuvendit, ku është zgjedhur deputet dhe se mandati i tij parlamentar është verifikuar në seancën konstituive, shkruan Vijesti.
Në letër ai thekson se Kushtetuta parashikon që Presidenti dhe anëtari i Qeverisë nuk mund të kryejnë funksione parlamentare, ndërsa Ligji për Parandalimin e Korrupsionit parashikon detyrimin për dorëheqje brenda 30 ditëve nga fillimi i funksionit të dytë./abcnews.al