Greva rrit çmimin e gazit, punëtorët në Australi kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta

schedule14:30 - 29 Gusht, 2023

schedule 14:30 - 29 Gusht, 2023

Punëtorët në dy impiante të mëdha të gazit të lëngshëm natyror në Australi kanë njoftuar se do të hyjnë në një grevë masive nga 7 shtatori. Një gjë e tillë sipas eksperteve mund të shkaktojnë rritjen e çmimeve në të gjithë botën.

Ky paralajmërim pason javë të tëra negociatash me sindikatat mbi pagat dhe kushtet e punës.

Frika nga grevat e fundit ka rritur çmimet e gazit me shumicë në Evropë. Dy impiante  në Australinë Perëndimore prodhojnë më shumë se 5% të gazit të lëngshëm natyror në botë teksa aktualisht janë të punësuar rreth 500 persona.

Sipas planit të publikuar, ata do të bojkotojnë punën për 11 orë në ditë.

Aleanca Offshore – e cila është një partneritet i dy sindikatave që përfaqësojnë punëtorët e energjisë – tha se ishte përpjekur të arrinte një marrëveshje me kompaninë për “disa çështje kyçe” duke përfshirë pagat, sigurinë e punës, listat dhe standardet e trajnimit.

Megjithatë analistët të cituar nga BBC thonë se ndikimi i grevës të çmimi global të gazit nuk do të jetë i menjëhershëm.  Megjithatë, i ata  paralajmëruan se çmimet e energjisë mund të rriten nëse greva zgjatet për disa ditë.

Pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar bëri që çmimet e naftës dhe gazit të rriten, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të faturave të energjisë për shtëpitë dhe bizneset.

Kjo pasi Rusia shkurtoi furnizimet me gaz natyror në Evropë pas fillimit të luftës në Ukrainë në 2022. Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit në botë dhe furnizimet e saj kanë ndihmuar në uljen e çmimeve globale të energjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!