Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley do të vizitojë Kinën nesër, më 30 gusht, njoftoi sot Ministria e Jashtme kineze.
“Të dyja palët do të zhvillojnë bisedime për çështje me interes”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me vizitën e ministrit britanik gjatë një konference për shtyp.
Cleverley pritej të vizitonte Kinën në fund të korrikut, gjë që nuk ndodhi. Ai do të jetë zyrtari më i lartë britanik që viziton Kinën që nga pandemia Covid-19.
/abcnews.al