Një tërmet me magnitudë 5.4 ka ndodhur në Panama në një distancë prej rreth 59 kilometrash nga ishulli Nargana në Karaibe, njoftoi të martën instituti gjeodinamik amerikan USGS.
Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin Panama City. Instituti Gjeofizik i Panamasë lëshoi një deklaratë më herët duke e vlerësuar magnitudën në 6.2 ballë. Aktualisht nuk ka informacione për dëme./abcnews.al