Samiti i G20 në Indi, Putin anulon pjesëmarrjen

schedule08:32 - 29 Gusht, 2023

schedule 08:32 - 29 Gusht, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi kryeministrin e Indisë, Narendra Modi se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20. India organizon samitin e këtij viti, që do të mbahet në Delhi me 9 dhe 10 shtator.

Putin i tha kryeministrit indian se në vend të tij, në Delhi do të udhëtojë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Gjatë telefonatës, dy liderët diskutuan për disa shqetësime rajonale e globale, që do të diskutohen po ashtu në samitin e G20. Sipas konfirmimit të Kremlinit, edhe pse më herët pritej që Putin të udhëtonte drejt Indisë, vizita atje është e pamundur për shkak të agjendës së ngjeshur të presidentit rus.

G20 përfshin 19 shtetet më të pasura të botës, plus Bashkimin Europian. Këtë vit, presidencës e G20 e mban India, kryesim i cili vit pas viti i shkon një vendi anëtar të saj.

Çështje kryesore e diskutimit këtë vit pritet të jetë pushtimi rus I Ukrainës, me presidentin amerikan Joe Biden apo kryeministrin britanik Rishi Sunak, që do të jenë prezentë në Delhi.

/abcnews.al