Eden Hazard është gati të shpallë tërheqjen e tij. Për këtë flet Daily Mail në faqet e saj, duke iu referuar Get Football News France.
Hazard, i cili e gjeti veten pa asgjë, mund të varë këpucët në gozhdë në moshën 32-vjeçare pas largimit nga Real Madrid.
Kujtojmë se në vitin 2019, Eden Hazard kaloi te Real Madrid nga Chelsea në statusin e një ylli të madh.
Megjithatë, në Madrid, Hazard nuk ishte në gjendje të shkëlqente për shkak të problemeve fizike dhe dëmtimeve të shpeshta. /G.D abcnews.al/