Bologna akuzon arbitrin e ndeshjes me Juven

schedule15:12 - 28 Gusht, 2023

schedule 15:12 - 28 Gusht, 2023

“Këtë penallti duhet ta kishe dhënë, nuk ishte nevoja të shikoje as sistemin VAR”. Ky ishte komenti që bëri menjëherë pas kontaktit Iling-Junior dhe Ndoye trajneri i Bologna-s, Thiago Motta në adresë të arbitrit Di Bello.

Bologna akuzon arbitrin e ndeshjes me Juven: Skandal dhe padrejtësi

Episod që sipas tij dhe drejtuesve të klubit emiljan, vendosi fatet e ndeshjes Juventus-Bologna. Miqtë pretendojnë se iu mohua 11-metërshi në momentin që po kryesonin 1-0 dhe kaq mjaftoi që në Itali të shpërthejnë polemikat.

Pak minuta më pas, drejtori Fenucci e cilësoi gjestin e arbitrit një “çmenduri”, ndërsa në 10 vitet e fundit asnjëherë Bologna nuk kishte protesuar me zë kaq të lartë për një padrejtësi. “E bëj këtë punë që prej 25 vitesh por nuk kam parë asnjëherë një gjë të tillë”, shtoi Fenucci.

Bologna akuzon arbitrin e ndeshjes me Juven: Skandal dhe padrejtësi