Sulmi me 3 të vrarë në Florida, Biden: Supremacizmi i bardhë nuk ka vend në SHBA

schedule08:29 - 28 Gusht, 2023

schedule 08:29 - 28 Gusht, 2023

Joe Biden deklaroi të dielën se “supremacizmi i bardhë nuk ka vend në Amerikë” pasi tre persona u vranë në një sulm racist në Florida.

FBI po heton të shtënat e së shtunës si një krim urrejtjeje pasi zyrtarët thanë se sulmi në një dyqan në Jacksonville, Florida ishte i motivuar racialisht dhe liderët e komunitetit gjithashtu u shprehën  të tmerruar.

Një burrë i bardhë, i armatosur me një pushkë dhe një pistoletë hyri në dyqan pak para orës 14:00 të së shtunës dhe vrau dy burra dhe një grua, përpara se të qëllonte për veten. Të tre viktimat ishin me ngjyrë.

“Krimet e urrejtjes janë gjithmonë dhe do të mbeten gjithmonë një prioritet kryesor për FBI-në, sepse ato nuk janë vetëm një sulm ndaj një viktime, ato synojnë gjithashtu të kërcënojnë dhe frikësojnë një komunitet të tërë,” tha Onks.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!