Zyrtari ukrainas: Rusia ka nisur ofensivë me 100 mijë trupa në front

schedule19:46 - 27 Gusht, 2023

schedule 19:46 - 27 Gusht, 2023

Ushtria ruse ka mobilizuar rreth 100 mijë trupa në vijën e frontit midis Kupianskut dhe Lymanit, sipas një zyrtari të ushtrisë ukrainase.

Vendi ka “rritur ndjeshëm frekuencën” e sulmeve tokësore dhe ajrore në zonë, raportoi Ukrainska Pravda, duke cituar kreun e shërbimit të shtypit për Grupin e Forcave Lindore, Illia Yevlash, shkruan Sky News.

Kjo përkon me teorinë e ministrisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar se Rusia mund të jetë duke punuar drejt sulmeve në lindje, derisa humbet terrenin në jug.

Të shtunën u raportua se Ministria britanike e Mbrojtjes besonte se ekzistonte një “mundësi realiste” që Rusia do të përpiqet të avancojë në frontin Kupiansk-Lyman në një përpjekje për të arritur lumin Oskil dhe për të krijuar një zonë tranziti rreth territorit të pushtuar të Luhansk në lindje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!