Të gjithë prisnin kthesën e Milanit kundër Fiorentinës, por situata u përkeqësua më shumë. Ekipi i Montellës triumfoi me rezultatin 1-3 në San Siro dhe zhyti kuqezinjtë në krizë totale.
Kjo ishte humbja e katërt në gjashtë javët e para dhe Milani renditet në vend të 16-të. Për të gjetur një nisje kaq të dobët të sezonit duhet të kthehemi 81 vite pas!
Katër humbje në gjashtë ndeshje kanë ndodhur për herë të fundit në sezonin 1938/1939 sipas raportimeve të OptaPaolo.
Ndeshja e radhës është kundër Genoas në transfertë. Milani nuk ka alternativa të tjera përveç fitores, që mund të sjellë sadopak qetësi në kampin e “djallit”. /abcnews.al
4 – Il #Milan ha perso almeno 4 delle prime 6 partite di Serie A per la prima volta dal 1938/39. In precedenza era accaduto solo nel 1930/31. Debacle. #MilanFiorentina
— OptaPaolo (@OptaPaolo) September 29, 2019