Lukashenko: Vdekja e Prigozhin është “shumë mizore” për të qenë urdhër i Putinit

schedule16:51 - 25 Gusht, 2023

schedule 16:51 - 25 Gusht, 2023

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko nuk ndan të njëjtin mendim me ata që besojnë se Vladimir Putin mund të jetë përgjegjës për vdekjen e Yevgeny Prigozhin.

Lukashenko, i cili ndërmjetësoi marrëveshjen e Kremlinit me Prigozhin, kishte pretenduar se e kishte bindur Putinin që të mos vriste ish-shefin e Ëagner, i cili është në listën e pasagjerevë në një avion privat që u rrëzua të mërkurën në veri të Moskës.

“Nuk mund të them se kush e bëri… Por unë e njoh Putinin. Ai është një person i matur, shumë i qetë. Vrasja e supozuar është punë shumë e vrazhdë, joprofesionale për të qenë urdhër i tij”, tha Lukashenko.

Lukashenko pretendoi se kishte paralajmëruar Prigozhin dhe krahun e tij të djathtë Dmitry Utkin që të kujdeseshin për jetën e tyre dhe këmbënguli se luftëtarët e Wagner do të qëndronin në Bjellorusi.

Presidenti bjellorus tha se gjatë rebelimit ai e kishte paralajmëruar gjithashtu Prigozhin se do të “vdiste” nëse vazhdonte drejt Moskës, për të cilën ai tha se Prigozhin ishte përgjigjur “Në dreqin, më lër të vdes”.

Më herët sot, në një mënyrë të ngjashme, Kremlini mohoi të kishte urdhëruar vrasjen e Yevgeny Prigozhin, ndërsa refuzoi të konfirmonte përfundimisht vdekjen e tij, duke përmendur nevojën për të pritur rezultatet e testimit dhe një hetim.

Peskov gjithashtu vuri në dukje se është e pamundur të thuhet nëse Putin do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin, duke shtuar se presidenti rus ka një “orar shumë të plotë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!