Qeveria këtë të enjte ka vendosur për të kaluar Kalanë e Lëkursit kalon në administrim të ministrisë së Kulturës.
Sipas vendimit mësohet se kalaja me sipërfaqe totale 8211.4 (tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë pikë katër) m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do i kalojnë nën administrim ministrisë së Kulturës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.