“PD duhet të nxjerrë një kandidat në Kukës”, Bejko: S’mund të pretendojmë për fitore që në fillim

schedule14:05 - 24 Gusht, 2023

schedule 14:05 - 24 Gusht, 2023

Gjatë intervistës për “Tirana Live”, anëtari i kryesisë së PD-së, Roland Bejko tha se tërheqja e Admir Sinamatit nga gara për Kukësin tregon reflektim. Ai thotë se PD zyrtare duhet të dalë patjetër me një kandidat për këtë bashki pavarësisht rezultatit që do të marrë në zgjedhjet që do të mbahen në shtator.

“Admir Sinamati ka kontribute në PD. Zgjodhi të jetë me Berishën se është ndjerë më afër për shkak të historikut. Ai e ka peshuar mirë, e di se çfarë ka bërë aty. Në 14 maj, ai e humbi Kukësin, pavarësisht duarve që mund të ketë futur qeveria tek votat. Të humbasësh Kukësin është e rëndë sepse është bastion nga PD. Gjici, në 2019, e mori bashkinë sepse nuk morëm pjesë në zgjedhje. Kukësi e ka pasur rezultatin pozitiv në në zgjedhjet parlamentare. Mua më pëlqejnë dorëheqjet. Në vetvete do të thotë se njeriu është ulur, ka bërë një analizë dhe ka parë veten në pasqyre dhe ka reflektuar. Është një akt që duhet përshëndetur nga kushdo, pavarësisht se çfarë force politike përfaqëson.“, u shpreh Bejko.

Sipas anëtarit të kryesisë së PD-së, nëse partia nuk del me një kandidat, nuk do të bëhet për t’i liruar ‘rrugën’ Berishës.

Do të doja të merrnin pjesë në zgjedhje pavarësisht çdo lloj rezultati sepse ne jemi në fillimin e diçkaje të reje. Nuk mund të jesh fitimtar që në fillim. Ndoshta edhe mund të fitojë sepse ne patëm bashki edhe pse ishim pa kryetar dhe pa organizim dhe me probleme të brendshme. Në tre katër bashki ishim pretendentë për të fituar. Mirëpo, them që PD duhet të marrë pjesë me kandidat dhe figura me potenciale aty janë. Ideja është që është e shkurtër dhe nuk mund të pretendosh menjëherë për fitore. PD duhet të nisë një start të revanshit për të fituar kohën e humbur në këto dy vite dhe për tu rikthyer edhe njëherë si parti e shumicës sepse qytetarët janë mërzitur nga figurat politike të korruptuara.”, theksoi Bejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!