Serbia ia ndalon hyrjen në vend ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, reagon Milatoviç

schedule10:56 - 24 Gusht, 2023

schedule 10:56 - 24 Gusht, 2023

Ish-ministres malazeze të Integrime Evropiane, Jovana Maroviç i është ndaluar hyrja në Serbi. Mediat shkruajnë se në lidhje me këtë ka reaguar presidenti malazez Jakov Milatoviç, duke thënë se Maroviç nuk paraqet kërcënim për sigurinë.

“Jam i befasuar që asaj iu ndalua hyrja në Serbi, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin civil si në vend ashtu edhe në rajon. Jam i sigurt që Jovana nuk është kërcënim për sigurinë”, thuhet në reagimin e Milatoviçit në rrjetin social X.

Për një kohë të gjatë, Maroviç ishte subjekt i shkrimeve të tabloideve në Serbi, për shkak të pikëpamjeve të saj të deklaruara publikisht, në të cilat ajo është sulmuar brutalisht nga këto medie.

Ajo ishte ministre e Integrimeve Evropiane të Malit të Zi dhe zëvendëskryeministre në Qeverinë e Dritan Abazoviç.

Maroviç dha dorëheqjen nga të gjitha pozitat politike në fund të nëntorit të vitit të kaluar. /abcnews.al