Sipas disa të dhënave dy avionë fluturuan drejt Moskës sot.
Disa kanale ruse Telegram kanë spekuluar se shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin mund të ketë qenë në një tjetër aeroplan nga ai që u rrëzua sot.
Avioni tjetër, një Embraer 600, ka një numër regjistrimi RA-02748.
Të dhënat e fluturimit të avionit janë të paarritshme nga FlightRadar24, një faqe interneti popullore për gjurmimin e avionëve.
Por të dhënat tregojnë se ai u nis nga Shën Petersburg më herët sot dhe fluturoi drejt Moskës. Gjurmët e tij zhduken pranë aeroportit Ostafyevo në kryeqytetin rus.
BBC nuk mund të konfirmojë informacionin nëse ai ka qenë në bord.