Analisti Skënder Minxhozi, në intervistën për edicionin qendror të lajmeve në ABC News, komentoi gjithashtu edhe ‘heshtjen’ e Lulzim Bashës për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit. Ai tha se nëse Basha do të jetë thjesht një politikan fasadë, shanset për të fituar në Kukës janë shumë të vogla.
“Duket se Basha nuk del dot nga kuadrati i një kryetari vule. Është lider tipik burokrat që i do gjërat lehtë, nuk futet në ujë as ta mësojë notin, futet gjithmonë me komardare dhe anije.
Nëse ai realisht vazhdon t’i bëjë xhiro bluzës së Zelenskyt në Shqipëri, të mos dalë të japë mesazhe, të flasë dhe thjesht të jetë një politikan fasade atëherë PD e vulës i ka gjasat e vogla që të fitojë duke filluar edhe me Kukësin, ku mund të jetë një bashki ku mund të kishte një shans ku mund të provonte, atë pjesë që i takon, të mos marrë vetëm komisionerë dhe ndonjë votë.
Basha po afishohet edhe njëherë si një politikan i dobët. Kur sheh sjelljen e tij dhe nga ana tjetër shfaqet 10 kandidat për Kukësin nga Foltorja kupton se pse Berisha fiton 500 mijë vota më 14 maj dhe PD 40 mijë. “, theksoi analisti./abcnews.al